E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho synon Scudetton e dytë

Sulmuesi i Milanit, Robinho synon të fitojë titullin e dytë të njëpasnjëshëm në Serie A.

Aktualisht, skuadra e Massimiliano Allegrit është e treta në tabelë prapa Lazios dhe Udineses, por braziliani beson se Rossonerët së shpejti do të dalin në krye.

“Synimi ynë është të fitojmë sa më tepër ndeshje që mundemi dhe të kthehemi në krye, por edhe tani jemi në një pozitë të mirë. Jemi duke luajtur mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu, sepse duam të fitojmë sërish ligën”, tha Robinho për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›