E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. Ronaldo: Nuk dua të iki nga Junajted

Kristiano Ronaldo këmbëngul se nuk mendon të largohet nga Mançester Junajted dhe se është i lumtur në "Olld Traford". E ardhmja e yllit portugez ka qenë objekt spekulimesh, ku Reali i Madridit kërkonte ta blinte me çdo kusht. "Ndihem i lumtur këtu në Mançester. Më pëlqen puna që bëj, kjo është ajo që kam ëndërruar", deklaroi 24-vjeçari. "Në vitet e fundit kanë qarkulluar shumë spekulime, por mbetem i fortë fizikisht dhe mendërisht. Nuk dua të largohem nga Junajted".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›