E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A rrezikon një vend në Champions

Rezultatet e dobëta të ekipeve italiane në pesë vitet e fundit në Evropë mund të sjellin pasoja negative. Sipas së përditshmes "Gazzetta Dello Sport", Seria A rrezikon të humbasë një vend në Ligën e Kampioneve që prej vitit 2011. UEFA e përcakton numrin e skuadrave nga secili kampionat në bazë të renditjes sipas koeficientëve, llogari që bazohen tek ecuria e klubeve në kupat kontinentale gjatë pesë viteve të fundit. Aktualisht në Champions luajnë katër italiane, por njëri nga këto vende mund t‘i kalojë Bundesligës gjermane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›