E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan: Xherard, lojtari më i mirë në botë

Zinedin Zidan, ish-legjenda e futbollit francez dhe atij botëror, beson se Stiven Xherard është lojtari më i mirë në botë. Fituesi i Botërorit 1998 dhe Euro 2000, deklaroi: "A është Xherard lojtari më i mirë në botë? Ndoshta tek ai nuk përqendrohet aq shumë vëmendja, si ndodh me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, por mendoj se mund të jetë". Në fund, "Zizu" shtoi: "Xherard është motori i këtij Liverpuli, një rol i ngjashëm me atë që mbulonte Klod Makelele, te Reali në kohën kur luaja unë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›