Lojtarët duan të mbajnë Gus Hidink
Emërimi i Gus Hidink në krye të stolit ka qenë veprimi më i zgjuar i drejtuesve të Çelsit. "Kura" e trajnerit holandez ka dhënë efektet e dëshiruara: skuadra duket se ka gjetur identitetin e humbur, ndërsa tensionet e krijuara gjatë punës me Luis Felipe Skolarin u harruan. Sipas kontratës, Hidink duhet të largohet në fund të sezonit, por lojtarët nuk janë të këtij mendimi. "Senatorët" e bluve i bënë të ditur pronarit Roman Abramoviç se dëshirojnë të vazhdojnë punën me holandezin.