Shkodër, Myftinia, 45 mijë euro për varrezat e Komanëve
SHKODER – Me një fond prej 45 mijë eurosh, Myftinia e Shkodrës do të investojë për rikonstruksionin e varrezave të vjetra të myslimanëve, të njohura si ato të Komanëve.
Pas më shumë se 18 vjetësh, kur u bllokuan nga sistemi komunist, ato pritet të kthehen në normalitet. Falë ndihmës së një shoqate turke, Myftinia ka mundësuar investimin për rregullimin e këtyre varrezave të vjetra, të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Lajmi është bërë dje me dije nga myftiu i Shkodrës, Imam Ndriçim Sulejmani. Ai ka deklaruar se me fondin e dhënë është parashikuar që të bëhet pastrimi i sipërfaqes ku ndodhet varreza e Komanës, rrethimi i gjithë zonës përreth saj si dhe ndriçimi. Mësohet se sipërfaqja në të cilën do të punohet është rreth 1 kilometër e 300 metra. Po të njëjtat burime pohojnë se investimi në këto varreza do të përfundojë brenda një muaji. Varrezat e Komanës, të njohura si varrezat e myslimanëve, (aty prehet dhe komandanti turk Hasan Riza Pasha) ndodhen në dalje të Shkodrës, (vetëm 1 kilometër larg qytetit). Rreth viteve ‘60-të, kjo sipërfaqe u zu plotësisht, nuk kishte më asnjë metër vend ku myslimanët e këtij qyteti të varrosnin të afërmit e tyre. Ndaj, me vendim të pushtetarëve të asaj kohe u ndalua varrosja e shkodranëve në këtë zonë dhe u krijua një tjetër varrezë publike në fshatin Golem të këtij rrethi. Aktualisht varrezat e qytetit të Shkodrës (katolikë e myslimanë) ndodhen në këtë fshat. Me kalimin e viteve, varrezat e Komanës u lanë në harresë, jashtë vëmendjes së strukturave shtetërore. Kjo bëri që gradualisht të lindin probleme të shumta si: shkatërrim varresh, kthim në vend-hedhje mbeturinash, mbulimi i tyre me ferra e shkurre, etj. r.d