E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e trajnerëve, ajo që “fle” kur "kokat" prien

Po shoqata e trajnerëve cfarë bën? Në Asamblenë e fundit zgjedhore të FSHF-së ishte edhe një zotëri që përfaqësonte këtë Shoqatë, ndërsa tani 11 muaj më pas nuk kemi parë apo dëgjuar që të flitet për rregullat e tregut të trajnerëve, për mbrojtjen e tyre nga shkelja e të drejtave, apo edhe për probleme të tjera që u takon trajnerëve të futbollit. Një shoqatë në letër nuk ka asnjë vlerë reale, ndërsa duke e parë këtë shoqatë si analoge p.sh me Shoqatën e Gjyqtarëve, duket qartë se sa vlejnë këta trajnerë në raport me faktorë të tjerë të garës. Asnjëherë në media trajnerët tanë të futbollit nuk kanë folur për këtë fenomen me fakte konkrete, edhe pse gjithcka duket, por asnjëherë nuk kanë kërkuar të drejtat e tyre sipas ligjit. Ndoshta Shoqatës së këtyre trajnerëve i ka ardhur koha që të zgjohet nga letargjia që është duke bërë dhe te funksionojë ritmikisht.
Agron Kaja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›