E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pankinat, një “treg” informal i futbollit shqiptar

Speciale Nga AGRON KAJA Zv.kryeredaktor i "Panorama Sport"

Të gjykosh për lëvizjet e trajnerëve, kryesisht në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar, në radhë të parë duhet të gjykosh mendimet e konceptet që kanë strukturat në FSHF dhe në klube në detyrat që ata kanë për trajnerët. Por edhe të shkruash për këtë problem delikat, është një përgjegjësi nga e cila duhet që të mos lexohemi me xhelozi. Ndërkohë, duke marrë shkas nga largimi i fundit te Elbasani i Luan Deliut, është një detyrim për të shkruar e folur rreth këtij fenomeni. Kështu, duke parë ecurinë e trajnerëve në Kategorisë Superiore në 17 javët e para të këtij kampionati për sezonin në vazhdim, dukuria e braktisjes së bankinave nga trajnerët apo edhe largimet e tyre me dhe pa shkaqe serioze, është bërë tashmë një "modë", dhe kur jemi në gjysmën e parë të kampionatit, në 11 skuadra kanë lëvizur trajnerët, diku me dorëheqie dhe diku me largim, një mesatare kjo që tregon se ky do të jetë një kampionat shumë i brishtë në funksionimin e pankinave, e për pasojë do të ketë një nivel shumë të ulët drejtimi. Shifrat janë negative: Në 17 javë drejtojnë në 12 skuadrat 26 trajnerë, dhe më shumë koment nuk mund të bësh. Sepse një skuadër po kaloi dorë më dorë sikundër ka vijuar në këto 17 javë, asnjëherë nuk mund të pretendojmë se niveli i futbollit rritet. Kështu ky kampionat duket se po ecën vetëm në funksion të interesave të drejtuesve të klubeve, që më shumë e kanë emrin presidentë. Por, kështu mund të thuhet se ky kampionat ecën edhe në interesa të ngushta të trajnerëve, të cilët me paqëndrueshmërinë e rezultateve që arrijnë në javët e para, gjejnë pretekstin e dorëheqies, dhe kur i sheh në skuadra të tjera në javët e ardhshme duket sikur nuk kanë parasysh se cfarë kanë lënë prapa. Nuk është ideja se një trajner do të qëndrojë i pa punë, por kur një trajner dështon në një skuadër X, nuk mund të mendohet që javën tjetër të jetë i suksesshëm në skuadrën Y. Ky treg kështu sic po zhvillohet është një treg shumë informal, sepse edhe strukturat e klubeve në tërësi funksionojnë si të tilla. Pa mohuar se trajnerët janë në treg, ose në xhiro, duket qartë se këtu nuk ndahet pjesa elitare e tyre me pjesën tjetër që nuk mund ta bëjë mirë këtë punë. Dhe këtu ka një shkak, sepse ata që bëjnë rolin e drejtuesve në klube ndjekin politika të dobëta me trajnerët. Pra ky është fenomeni që duhet të ndalet me rregulla e rregullore, sepse kështu po bëhet një "corape e shthurrur" së cilës as fillimi dhe as fundi nuk po i dihet. Trajnerët shqiptarë janë të pasigurtë në vendet e tyre të punës, janë të pas siguruar për të ardhmen e tyre, por edhe të pasiguruar për jetën e tyre. Ata asnjëherë nuk e shohin veten si pjesë e klubeve edhe kur ikin apo kur rikthehen në një skuadër. Ndryshe do të kemi një javë po dhe një javë jo një bankinë të zbrazur. Por, brenda këtij argumenti ndoshta duhet përgatitur një ligj ku futbolli të jetë elitar dhe jo i njëjtë me sportet e tjera ku edhe trajnerët të kenë hapësirë ligjore të rëndësishme. TË VECANTA 26 trajnerë janë ulur në bankinat e skuadrave në 17 javët e para të kampionatit në Superiore 2.3 është mestarja e trajnerëve në pankinat e Kategorisë Superiore në 17 javë kampionat 6 trajnerë janë larguar me kërkesën e tyre nga drejtimi i skuadrave në Superiore 9 trajnerë janë shkarkuar nga drejtimi prej presidentëve të skuadrave të tyre 1 trajner-lojtar u emërua për herë të parë në këtë sezon, Redi Jupi te Dinamo në javën e 10-të 1 trajner nuk ka lëvizur në këto 17 javë kampionat, Sulejman Starova i Teutës së Durrësit 1 trajner nuk lëvizi gjatë 36 javëve të kampionatit në sezonin e kaluar, Ilir Daja i Elbasanit TRAJNERËT DERI NË JAVËN E 17-të 1.Elbasani-Luan Deliu, largohet në javën e 17-të, zëvendësohet nga Edmond Gëzdari 2.Teuta-Sulejman Starova 3.Tirana-Mirel Josa, largohet në javën e 11-të, zëvendësohet përkohësisht nga sekretari i klubit Shkëlqim Muca. 4.Partizani-Neptun Bajko, largohet në javën e 9-të, zëvendësohet nga Hasan Lika. 5.Dinamo-Faruk Sejdini, largohet në javën e 9-të, zëvendësohet nga Redi Jupi. 6.Besa-Hasan Lika, dorëheqie në javën e 4-t, zëvendësohet nga kosovari Rafet Prekazi në javën e 5-të, po në javën e 5-të zëvendësohet nga Përparim Daiu i cili zëvendësohet nga Vasil Bici në javën e 12-të. 7.Vllaznia-Ulrih Shulse, largohet me pretekstin e pushimeve të gjata pranë familjes në Gjermani, por në javën e 12-të zëvendësohet nga Mirel Josa. 8.Shkumbini-Vasil Bici, dorëheqie në javën e 9-të, zëvendësohet nga Faruk Sejdini në javën e 10-të. 9.Flamurtari-Agim Canaj, dorëheqie në javën e pestë, zëvendësohet nga Eqerem Memushi në javën e 6-të, largohet në javën e 16-të dhe zëvendësohet nga Vasil Ruci. 10.Apolonia-Silviu Dumitresku, dorëheqie në javën e 5-të, zëvendësohet nga Dhimitër Papuciu në javën e 7-të. 11.Kastrioti-Ramadan Ndreu, dorëheqie në javën e katërt, zëvendësohet nga Petrit Haxhia në javën e 5-të. 12.Luftëtari-Mustafa Hysi, largohet në javën e parë, zëvendësohet nga Ilir Spahiu në javën e dytë. Në 12 skuadra drejtojnë 26 trajnerë! LËVIZJET NË SEZONIN 2005-2006 1. Elbasani Ilir Daja (1 trajner) 2. Partizani Neptun Bajko, Sulejman Mema, Sulejman Starova (3 trajnerë) 3. Tirana Leonardo Menikini, Krenar Alimehmeti, Mirel Josa (3 trajnerë) 4. Besa Ilir Duro, Agim Canaj, Haki Arkaxhiu, Ilir Shulku, Perparim Daiu (5 trajnerë) 5. Dinamo Ramon Kabrero, Luka Bonacic, Vasil Bici, Ivan Katalinic, Luka Bonacic, Vasil Bici, Sulejman Demollari, Vasil Bici (8 trajnerë) 6. Vllaznia Dervish Haxhiosmanovic, Hysen Dedja (2 trajnerë) 7. Skënderbeu Mirel Josa, Renato Rapo, Gjergji Ballco, Agim Canaj (4 trajnerë) 8. Shkumbini Faruk Sejdini, Alfred Ferko, Sulejman Demollari, Faruk Sejdini (4 trajnerë) 9. Teuta Hasan Lika, Stavri Nica, Alfred Ferko (3 trajnerë) 10. Lushnja Perlat Sevo, Artan Bano, Sulejman Demollari, Artan Bano (4 trajnerë) Në 10 skuadra drejtuan 36 trajnerë! TRAJNERËT DERI NË JAVËN E 17-të 1.Elbasani-Luan Deliu, largohet në javën e 17-të, zëvendësohet nga Edmond Gëzdari 2.Teuta-Sulejman Starova 3.Tirana-Mirel Josa, largohet në javën e 11-të, zëvendësohet përkohësisht nga sekretari i klubit Shkëlqim Muca. 4.Partizani-Neptun Bajko, largohet në javën e 9-të, zëvendësohet nga Hasan Lika. 5.Dinamo-Faruk Sejdini, largohet në javën e 9-të, zëvendësohet nga Redi Jupi. 6.Besa-Hasan Lika, dorëheqie në javën e 4-t, zëvendësohet nga kosovari Rafet Prekazi në javën e 5-të, po në javën e 5-të zëvendësohet nga Përparim Daiu i cili zëvendësohet nga Vasil Bici në javën e 12-të. 7.Vllaznia-Ulrih Shulse, largohet me pretekstin e pushimeve të gjata pranë familjes në Gjermani, por në javën e 12-të zëvendësohet nga Mirel Josa. 8.Shkumbini-Vasil Bici, dorëheqie në javën e 9-të, zëvendësohet nga Faruk Sejdini në javën e 10-të. 9.Flamurtari-Agim Canaj, dorëheqie në javën e pestë, zëvendësohet nga Eqerem Memushi në javën e 6-të, largohet në javën e 16-të dhe zëvendësohet nga Vasil Ruci. 10.Apolonia-Silviu Dumitresku, dorëheqie në javën e 5-të, zëvendësohet nga Dhimitër Papuciu në javën e 7-të. 11.Kastrioti-Ramadan Ndreu, dorëheqie në javën e katërt, zëvendësohet nga Petrit Haxhia në javën e 5-të. 12.Luftëtari-Mustafa Hysi, largohet në javën e parë, zëvendësohet nga Ilir Spahiu në javën e dytë. Në 12 skuadra drejtojnë 26 trajnerë!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›