Bogdani, për Vit të Ri, "dhuratë" 1500 euro gjobë

Albania-Sport (AS) - Erjon Bogdani e mbylli vitin me Sienën në mënyrën më të "kendshme": një gjobë prej 1.500 eurosh, të marrë si simulim penalltie në ndeshjen e fundit të vitit 2006 me Palermon. Në frontin e merkatos, po bëhen gjithmonë e më të fortë zërat për kalimin e bomberit shqiptar. Sulmuesi është më kontakte me Xhenoa (flitet për një kontratë 3 vjecare dhe 800 mijë euro pagë), por në "dritare" qëndrojnë dhe Kievo e Bolonja.