E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Rama po keqpërdor gratë e PS-së



Partia Demokratike akuzoi sërish dje kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se vazhdon i papërmbajtur të dhunojë familjen dhe vlerat e saj si dhe gratë e PS-së. Zëdhënësja demokrate, Erla Mëhilli, denoncoi faktin se Rama imponon zonjat e PS-së t’u thonë shqiptarëve se sulmet ndaj tij janë ndërhyrje në jetën e tij private.

“Kështu, denoncimeve të bazuara me dokumente të pamohueshme, ai u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare, duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin çdo ditë e t’u thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qenkan dhunim i familjes”, - theksoi zëdhënësja, Erla Mëhilli. Sipas Mëhillit, aktet e Ramës janë të dënueshme në çdo vend të botës.

"Akuzat monstruoze ndaj bashkëshortes për atësinë e fëmijës dhe rrahja e partneres në plazhet publike janë akte të dënueshme në çdo vend të lirë", - tha Mëhilli. Zëdhënësja e PD-së shtoi më tej: “Duke dënuar aktet e tua të dhunës, denoncojmë edhe keqpërdorimin që t'i u bën zonjave të nderuara të PS-së, duke i përdorur si avokate të dhunës tënde çnjerëzore".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›