E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Tabaku: Rama fshihet pas privacisë së shthurur



Si grua, por edhe si pedagoge, Jorida Tabaku, zëvendësministre e Integrimit, denoncoi dje dhunën dhe fshehjen e Edi Ramës pas kornizës së privatësisë. Ajo përmendi rastin e nxjerrjes së gruas nudo në plazh publik, të cilën Tabaku e quajti jo çështje private, por shqetësim për shoqërinë. “Të godasësh bashkëshorten në prani të të tjerëve nuk është çështje private, por shqetësim për shoqërinë. Të mos i japësh fëmijës për 5 vjet detyrimin ushqimor dhe ta sorollatësh nëpër gjyqe është mizori e jo privatësi. Këto janë akte të dënueshme nga ligji për një shtetas të thjeshtë; ndërsa përbëjnë vepra të patolerueshme për një zyrtar në detyrë apo kryetar partie që mbahet nga kontributet e taksapaguesve”, - deklaroi znj. Tabaku. Sipas saj, fatkeqësia është se opozita është vënë në shërbimin më të keq dhe më të rëndomte ndaj këtij interesi dhe asnjë grua shqiptare, prind apo edukator nuk duhet të heshtë ndaj dhunës në çfarëdo lloj forme që paraqitet ajo dhe kushdo qoftë dhunuesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›