Gratë e PBKD-së: Rama si Marksi, “Të shdukim familjen”
Edhe kryetarja e Lidhjes së Gruas së Ballit Kombëtar Demokrat, Juvena Gjika, mbështeti dje akuzat e PD-së ndaj jetës së shthurur dhe të dhunshme të kryesocialistit Edi Rama. Ajo vuri në dukje se Lidhja e Gruas së Ballit Kombëtar Demokrat e ndjek me indinjatë debatin politik shqiptar, të cilin opozita e majtë e ka degraduar në një sulm të pastër marksist kundër familjes si institucion. “Dhuna ndaj familjes ka histori të gjatë në Shqipëri. Ajo nis me ardhjen e të majtës në pushtet. Nga vrasjet, burgimet dhe internimet nuk shpëtuan as gratë dhe fëmijët. Aq shumë e urrente gruan e ditur dhe fisnike komunizmi, saqë Musine Kokalarin e varrosën me duar të lidhura me tela.
Komunizmi ishte sulm total kundër familjes tradicionale. Komunizmi shqiptar ishte sulm total kundër familjes tradicionale shqiptare. “Të zhdukim familjen!” deklaruan Marksi dhe Engelsi në “Manifestin e Partisë Komuniste”. Të majtët shqiptarë po vazhdojnë zbatimin e kësaj politike”, - deklaroi znj. Gjika.