E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na ishte dikur "Champions" edhe ne Shqiperi

Me shqetesimin e Platinise bashkohen qytetaret, qe nuk po shohin kete vit Ligen e Kampioneve

Sportdashesit dhe tifozet shqiptare kete sezon jane te privuar nga "Champions League".

Cuditerisht, te drejten per te transmetuar kompeticionin me te rendesishem te futbollit ne kontinentit evropian, e ka marre nje kanal televiziv lokal, i cili mbulon nje pjese shume te kufizuar te territorit shqiptar. Kjo bie ndesh me rregulloren e UEFA-s, e cila parashikon qe televizionet qe marrin te drejten per te pasqyruar ndeshjet e Liges se Kampioneve duhet te kene patjeter licence kombetare. Si perjetohen ndeshjet e Liges se Kampioneve ne Shqiperi gjate ketij edicioni? Qytetare te ndryshem shprehen njezeri te revoltuar nga fakti, se nuk po mund te shohin idhujt e tyre dhe ekipet e zemres, te cilat kane vite qe i simpatizojne. Mjafton qe te pyesesh ne rruge, cilindo qytetar per ndeshjet e Liges se Kampioneve si pergjigje, ne vend te entuziazmit te dikurshem merr "nuk po e ndjek", nje ngritje te supeve, ose nuk kane asnje njohuri per paketen "Tring". "Nuk po e ndjek kete vit Ligen e Kampioneve. Nuk ka mundesi, qe nje kompeticion kaq i rendesishem te transmetohet ne menyre modeste," - shprehet nje qytetar i revoltuar. "Une nuk e njoh fare se cfare eshte paketa "Tring", jo te shoh ndeshjet e Liges se Kampioneve ne kete pakete, - thekson Andoni, mjaft i apasionuar pas sportit. Me keq akoma paraqitet situata neper rrethe. "Nje pakete e panjohur ne vend nuk mund te pasqyroje ndeshje te Liges se Kampioneve, sepse eshte absurde. Nuk e kam ndjekur kete vit, se nuk kam pasur asnje mundesi," - tregon me shqetesim Arlindi nga Gjirokastra. Por ne shume zona te vendit ky stacion nuk ka as sinjal dhe as shtrirje, duke e kthyer "Champions League" ne nje "molle te ndaluar" per shqiptaret.

Licenca

Pervecse nuk mund te ndiqen ne frekuence tokesore, ndeshjet e Liges se Kampioneve lancohen edhe ne nje pakete satelitore, e cila jo vetem qe nuk ushtron aktivitet te gjere ne treg, por nuk ka as licence dhe as eksperiencen e duhur per transmetime te tilla televizive. "Une per vete, ne pamundesi, po e ndjek kete vit Ligen e Kampioneve nga sateliti, nepermjet mediave te huaja," - shprehet nje tjeter qytetar. Pothuajse te gjithe qytetaret e kontaktuar, pavaresisht moshes, shprehin shqetesimin e perbashket: "Te gjithe, larg syte nga Liga e Kampioneve". Nje vit me pare mediat angleze raportonin me shqetesim se qytetaret e ketij vendi po blinin platforma te mediave shqiptare, qe tregtoheshin ne Angli, per emigrantet tane. Kjo, pasi deri nje vit me pare Liga e Kampioneve mundesohej ne tere Evropen, me cilesi sipas standardeve te huaja, kurse tani po "qajne" edhe shqiptaret brenda kufirit. Cilesi na ishte dikur.

E pazakonte

Habine e tij per kete gje absurde e ka shprehur gjate vizites se tij te fundit ne Shqiperi, edhe Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Vitet e fundit ndeshjet e Liges se Kampioneve transmetoheshin ne te gjithe Shqiperine, sipas standardeve dhe parametrave qe kishte parashikuar institucioni me i larte i futbollit Evropian. Qytetaret gjate viteve te fundit po i ndiqnin rregullisht ndeshjet e Liges se Kampioneve. Kete vit, shume prej tyre mesojne dhe mjaftohen vetem me rezultatet, per shkak te ketij precedenti te rralle.

"Champsions Ligue"

Eshte kompeticioni me i madh futbollistik dhe me shikueshmeri te larte ne kontinent. Ne vende te tjera, televizionet apo platformat qe kane fituar te drejte e transmetimit (nuk diskutohet licenca) njihen dhe ndiqen pasivisht nga publiku.

Konkurrenca

Behet nepermjet cilesise qe afron transmetimi i ndeshjeve te Liges se Kampioneve. Edhe ekipet me cilesore kualifikohen ne turin tjeter. Kompanite te njohura evropiane transmetojne ndeshjet e Liges se Kampioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›