Asambleja a Zakonshme, asgje e jashtezakonshme
Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme, e mbledhur dje ne Pallatin e Kongreseve nuk solli ndonje ngjarje te jashtezakonshme. Mbledhja iu permbajt rendit te dites dhe ne ndonje rast, kur kishte pakenaqesi nga salla, gjithcka zgjidhej me nderhyrjen e presidentit te FSHF-se, Duka. Debatet me te nxehta mes perfaqesuesve te klubeve, linden ne kohen kur asambleja po diskutonte projektin mbi buxhetin e ardhshem. Disa drejtues ne salle kishin paqartesi mbi detyrimet qe kane klubet dhe te ardhurat qe ato perfitojne nga FSHF. Gjate mbledhjes se djeshme, qe zgjati me shume se kater ore, u miratuan vendime qe FSHF i kishte parashikuar me pare. Me vote te hapur “pro”, “abstenim” ose “kunder”, procedurat e miratimit te propozuara nga FSHF u kryen pa asnje medyshje. Nga salla votohej vazhdimisht pro, ose abstenohej. Shume pak diskutime kunder. Pas pershendetjes se Platinise, asambleja miratoi projektbuxhetin e ri. Me tej statusi i FSHF-se beri disa ndryshime, por nuk u diskutua per me kryesorin, nenin 53, per te cilin pala shtet dhe FSHF u futen ne konflikt, ku edhe ekipi perfaqesues u perjashtua ca kohe nga futbolli. FSHF miratoi edhe per kete vit, qe fondet do t’i auditoje kompania “Doleitte-Toiche”, e cila fitoi te drejten edhe per kete vit. Ne fund pershendeten perfaqesues te dy klubeve, “Adriatik” i Mamurrasit dhe “Cloj”i Kavajes, te sapo themeluara. Presidenti i FSHF-se mbajti nje fjalim ne fund, ku falenderoi anetaret e klubeve pjesemarrese ne Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme.