E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK do të ketë 33 deputetë?

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Grupit parlamentar të kësaj partie, Lutfi Haziri shprehu optimizmin se me këtë koalicion të ri LDK-ja po fuqizohet shumë dhe kjo fuqi e re do të reflektojë edhe në institucione, ku do të ketë mundësi të reja edhe për partnerët minoritarë – sipas parimit të planit gjithëpërfshirës, që tani më – sipas tij – është edhe obligim kushtetues, edhe në Kuvend, edhe në qeveri edhe në pushtet lokal.Një synim të tillë e shprehën edhe deputetët minoritarë, të cilët e përbëjnë këtë grup serbët, boshnjakët dhe të tjerë. Grupin e ri parlamentar e përbëjnë këta deputetë: Danush Ademi, pa grup parlamentar, Branislav Grbic, pa grup (tash kryetar), Dragisa Miric, Mihajlo Scepanovic, Vezira Emrush, Numan Balic SDA, Vladimir Todorovic.Aktualisht grupi i tretë parlamentar në Kuvendin e Kosovës është ai i AAK-së që ka 13 deputetë, ndërsa pasohet nga ai i AKR-së me 10, dhe po me 10 deputetë është edhe grupi i LDD-së. Të paktën edhe 5 deputet vazhdojnë të mos kenë grup parlamentar.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›