E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Kufirin me Kosovën, Serbia ta trajtojë si shtetëtor

Komisioni Evropian do ta vizitojë kufirin Kosovë-Serbi në mënyrë që të bindet edhe vet se autoritetet e Beogradit e trajtojnë këtë kufi, si secilin kufi shtetëror.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhë në mesin e muajit tetor dhe ka për qëllim të vërtetohet se ne ç'masë po implementohet protokolli i nënshkruar në mes EULEX-it dhe Serbisë.
Kjo u tha gjatë një debate për vizat në Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetëve kërkoi që edhe me Kosovën të nisë procesi i dialogut për liberalizim, duke precizuar se ky proces në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e atyre vendeve të BE-së që mos ta njohin pavarësinë.
Pos deputetëve spanjoll, të gjithë të tjerët insistuan se nuk duhet përzier çështjen e njohjes së një shteti me çështjen e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të të njëjtit.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës që në mënyrë të njëanshme të nisë implementimin e udhërrëfyesit për vizat, dhe insistoi që procesi i liberalizimit duhet të nisë edhe me këtë vend, sepse vetëm ne këtë mënyrë vërtetohet agjenda e Selanikut, kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor patën marrë premtimin e perspektives evropiane.
Deputetët e Parlamentit Evropian gjithashtu kërkuan sqarime nga Komisioni Evropian përse u mor vendimi arbitrar, që në valën e parë të liberalizimit të vizave të hyjnë Serbia dhe Mali i Zi, pavarësisht se nuk i kanë të gjitha kushtet e përmbushura, ndërsa kjo të mos vlejë për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.
Shumica e deputetëve kërkojnë nga Komisioni Evropian që në vendimin mbi liberalizim sa më shpejtë të futen edhe këto dy vende, sepse pohohet se realisht situate në rajon është e tillë, ku në të vërtetë vetëm Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet që të meritojë kalimin në listën e bardhë.
Përfaqësues të Komisionit Evropian të ngarkuar më çështje të brendshme dhe të drejtësisë pranuan se vendimi i korrikut, kur në liberalizim hyri edhe Serbia e Mali i Zi, ishte në të vërtetë vendim politik me ca elemente teknike më të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›