Maqedoni/ Enciklopedia, BDI në dilemë për koalicionin
Anëtari i lartë i kryesisë së BDI-së, Rafiz Haliti ka deklaruar se funksionarët e këtij subjekti politik janë të gatshëm ta braktisin qeverinë, nëse kështu vendos kryetari, Ali Ahmeti. Nëse lideri i partisë që i ka këto kompetenca, vendos të merret vendimi për braktisjen e koalicionit, atëherë do ta ketë mbështetjen e të gjithë funksionarëve dhe deputetëve të BDI-së", theksoi Rafiz Haliti. Një deklaratë e tillë pason dështimin e takimit të paralajmëruar ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE, të cilët nuk u takuan gjatë fundjavës, edhe përkundër një takimi të paralajmëruar mes tyre.
Paralajmërimet për një takim të përbashkët për të sqaruar pozicionet e tyre lidhur me botimin e "Enciklopedisë Maqedonase", ishin bërë nga kreu i BDI-së, i cili ka kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski dhe Qeveria të distancohen nga botimi i kësaj vepre kontroverse për shqiptarët.
Dy liderët e partive të koalicionit qeveritar në Maqedoni nëpërmjet mediave kanë drejtuar mesazhe dhe qëndrime lidhur me debatin e ndezur për enciklopedinë. Acarimi i marrëdhënieve midis dy partive të koalicionit është ndjerë edhe në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë, ku ka patur reagime dhe mospajtime midis ministrave shqiptarë dhe atyre maqedonas.