E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë/ Presidenti Sarkozy merr një tjetër letër kërcënuese

Një letër tjetër kërcënuese drejtuar presidentit francez, Nicolas Sarkozy, që përmbante një plumb, mbërriti më 22 shtator në presidencë, dy ditë pas arrestimit të një të dyshuari në jug të Francës, njoftuan sot burime gjyqësore.
Autori anonim i kësaj letre, dërguar nga Roubaix, në veri të Francës, mendohet të jetë i përfshirë në ''celulën 34'' që është edhe origjina e 30 letrave të tjera kërcënuese shpesh të shoqëruara me nga një plumb, drejtuar që nga jugu i vendit politikanëve duke përfshirë dhe presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
"Një tjetër letër e shoqëruar me një fishek, që mendohet të jetë postuar nga i njëjti person kundër policisë, u mor nga komisariati i qytetit rreth një javë para arrestimit të të dyshuarit'', theksuan burime policore.
Një 51-vjeçar, i papunë dhe anëtar i një klubi gjuetie, i cili dyshohej se dërgonte letra kërcënuese në emër të "celula 34", u arrestua më 20 shtator në Herepian, një fshat në jug të Francës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›