E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtimet në telekom shkatuan 20 vetëvrasje në Francë

Bëhet gjithnjë e më shumë dramatike situata e punonjësve të Telekomit në Francë. Një tjetër punonjës i kompanisë telefonike transalpine në Alta Savoja është vetvrarë, duke u hedhur në mesin e një autostrade. Punonjësi ka lënë një letër lamtumire, në të cilën denoncon klimën e brendshme të ndërmarrjes. Në 19 muajt e fundit, për shkak të poltikave të ashpra të shkurtimeve të vendeve të punës në "Francë Telekom" pas krizës, janë regjistruar më shumë se 20 vetvrasje. Llogaria e trishtë e viktimave është hapur në shkurt të vitit 2008, kur ndërmarrja filloi komunikimin e pushimeve nga puna të shumë punonjësve. Disa vartës të kompanisë kanë vrarë veten pikërisht në zyrat e tyre, ndërsa të tjerë janë vetvrarë në vende të tjera. Por ata kanë lënë letra lamtumire, të cilat hedhin hije dyshimi mbi menaxhimin e reduktimit të personelit në "Francë Telekom", për shkak të krizës. Për të zbardhur këtë cështje, e cila ka tronditur francezët, ministri i Punës në Francë Shavjer Darko është takuar me administratorin e "Francë Telekom", Didie Lombar, si dhe ka lajmëruar nisjen e hetimeve, duke shprehur një shqetësim të madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›