KE: Ligji i dosjeve mund të shkaktojë probleme
Tiranë-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian, Terry Davis vlerëson se Parlamenti shqiptar e kaloi me nxitim ligjin e dosjeve.
"Nuk u la koha e nevojshme për diskutimin e ligjit për Pastërtinë e figurës së zyrtareve. Ligji qe u miratua do të shkaktojë padrejtesi", paralajmeroi zyrtari i lartë evropian.
Në deklaratën për shtyp, që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Terri Devis, shpërndau sot në media theksohet se “Mbështetësit e këtij ligji nuk patën kohë të mjaftueshme për të shpjeguar nevojshmërinë e tij”.
Më tej Devis shpreh shqetësimin se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi sesa do korrigjojë padrejtësitë: “Nuk iu la kohë e mjaftueshmeve mbështetësve që të sqaronin se përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadave nga rënia e regjimit komunist. Vetëm faktori kohë krijon terren për t’u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë padrejtesitë e bëra atë kohe, shtoi ai.