Kreu i PS-së së Lushnjës kërkon dorëheqjen e Ramës
21/07/2009 Kërkesa për largim
Thirrjeve për largimin e Edi Ramës nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste i është bashkuar edhe kryetari i degës së kësaj partie në Lushnjë. Leonard Gogu ka deklaruar ditën e djeshme se është një ndër mbështetësit e largimit të Ramës nga drejtimi i socialistëve shqiptarë. “Rama duhet të japë dorëheqjen nga kreu i PS-së dhe tu hapë rrugë zhvillimeve në parti”, - ka thënë Gogu. Ai thekson se kryesocialisti Rama është përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. “Ramës i besuam një drejtim ndryshe, duke shpresuar në fitore, por me të nuk mund të fitojmë dot as zgjedhjet vendore”, - ka deklaruar numri një i PS-së së Lushnjës. Qëndrimi i Gogut vjen në unison me atë të kreut të degës socialiste të Shkodrës, Edi Shiroka, si dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë socialistë. Dy ditë më parë kreu i PS-së për Shkodrën kërkoi nga kryetari Rama të zbatojë statutin duke dhënë dorëheqjen. Sipas tij, është e rëndësishme të bëhet analiza e zgjedhjeve, sepse nuk ka thjesht një dorëheqje pa bërë analizën. Shiroka, duke cituar statutin e PS-së, ku thuhet se humbësi largohet, theksoi se respektimi i statutit është në mënyrë taksative detyrim. Krerët e dy degëve kanë dalë pas deklaratave të anëtarëve të kryesisë së përgjithshme të PS-së, Ben Blushi dhe Arben Malaj, të cilët kanë kërkuar respektimin e normave statusore, çka do të thotë dorëheqjen e Ramës.