E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Maqedonia të bëjë më shumë për minoritetet

 

SHKUP- Komisioni Europian në raportin që do të publikojë më 5 nëntor në Bruksel për situatën në Ballkanin Perëndimor vëren se Maqedonia ka bërë disa progrese në luftën e korrupsionit por si të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor “korrupsioni mbetet i shtrirë dhe përbën një problem serioz.
Raporti vlerëson se duhet bërë akoma në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve.
Gjithashtu Maqedonia është i vetmi vend në Ballkan i cili ka bërë progres të mirë në plotësimin e etapave për liberalizimin e vizave.
Komisioni bën thirrje për përpjekje më të mëedha për të promovuar integrimin e komunitetit etnik në vend në mënyrë të vecantë në edukim.
Komisioni vëren se marrëdhëniet rajonale me fqinjët janë të mira, përvec Greqisë., me të cilën marrëdhëniet “ndikohen nga konflikti i emrit” .
Raporti shton se “veprimet të cilat do të krijonin një impakt negativ mbi marrëdhëniet e mira të fqinjësisë duhet të shmangen.

(s.g/Balkaninsight/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›