E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Bosnja Hercegovina, korrupsioni problem i madh

 

BRUKSEL- Raporti i Komisionit Europian vëren se Bosnja Hercegovina duhet të angazhohet në mënyrë determinative kundër korrupsionit. Vendi ka bërë progres në implementimin e standardeve europiane në legjislacion dhe në polici. Sidoqoftë thekson raporti duhet forcuar administrata shtetërore. Firmosja e MSA konfirmoi premtimin e BE-së për të ardhmen europiane të vendit.

Korrupsioni, krimi I organizuar dhe pastrami i parave mbeten cështje në Bosnje Hercegovinë. “Trafiku i drogës mbetet një problem serioz, i cili kërkon përpjekje të pandërprera” thotë raporti i cili vë re një progres të limituar në parandalimin e pastrimit të parave.
Raporti vëren keqtrajtimin e të burgosurve në burgje dhe pabarazinë përpara ligjit.

Gjithashtu Komisioni Europian vëren se është bërë pak përsa i përket lirisë së medias si dhe lirisë së besimit. Bosnja duhet bëjë progres të vazhdueshëm në regjimin e vizave.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›