E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pa rivale. Shefat e sherbimit riaplikojne per postet

Shumica e aplikantëve për shefa shërbimesh në QSUT rezulton se  janë aktualisht në pozicione drejtuese në pavionet e QSUT, ndërkohë që në këtë konkurim një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë rivalë. Për herë të parë shefat e shërbimeve do të drejtojnë dhe departamentet e fakultetit. Të hënën nis shqyrtimi i dosjeve.

“Konkurenca është e tillë që në tre shërbime ka konkurencë me tre kandidatë, në 19 shërbime konkurencë me dy kandidatë dhe 35 shërbime ka vetëm nga një kandidatë. Ka një pjesë të madhe shërbimesh dhe ky është një problem që ka nga një kandidat të vetëm. Kjo nuk do të thotë në opinionin tim që automatikisht do të përcillen dhe miratohen ata ”- tha rektori I Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Rektori Kule ka hedhur ndërkohë idenë se ndoshta duhet të ketë dhe një shkrirje të shërbimeve të cilat nuk  janë eficente. Aktualisht aplikantët konkurojnë për 57  shërbime.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›