KE: S' kemi datë për heqjen e vizave, Fratini ne Tirane
TIRANE- Komisioni Evropian ende nuk ka një datë të saktë për liberalizimin e vizave për shqiptarët, edhe pse kryeministri Sali Berisha dhe zv/kryeministri Ilir Meta janë shprehur se kjo do të ndodhë duke filluar që nga muaji korrik i këtij viti, ndryshe deklarojnë zyrtarë të KE-së.
Zëdhënësi i Komisioneres për çështjet e brendshme në Komisionin Evropian, Mikele Cerkone, deklaroi dje në një televizion shqiptar se "është tepër herët për të komentuar mbi një afat kohor”. Sipas tij Komisioni Europian vazhdon të monitorojë zbatimin e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Bosnje-Hercegovina dhe Shqipëria.
"Ekspertët e KE-së tani janë duke formuluar vlerësimet e tyre për progresin e Bosnjës dhe Shqipërisë. Ky vlerësim do t'i paraqitet Këshillit të Ministrave, Parlamentit Europian dhe autoriteteve boshnjake e shqiptare. Vetëm nëse Komisioni Europian do të gjykojë se Bosnja ose Shqipëria, ose të dyja vendet i kanë përmbushur kriteret e udhërrëfyesit, do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës ose Shqipërisë, ose për të dyja vendet". "Është tepër herët për të komentuar mbi një afat kohor. Në këtë pikë nuk kemi komente të tjera për të bërë"- deklaroi Cerkone.
Fratini ne Tirane
Ndërkohë Tiranën do ta vizitojë sot Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini. Procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi i Shqipërisë në BE, do të jenë çështje kryesore të axhendës së kryediplomatit italian, që njihet si një lobues i fuqishëm i aspiratave të Shqipërisë për integrimin europian. Ai do të takojë drejtuesit e lartë të shtetit. Si fillim, ministri Frattini do të takohet me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Pas takimit, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi për mediat. Më pas, Frattini do të takohet me kreun e qeverisë, Sali Berisha, me të cilin do të japë dhe një deklaratë për shtyp dhe rreth orës 13:00, me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Temë e diskutimeve me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar do të jenë dhe çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimit rajonal. Ndërkohë, përpos Shqipërisë, Fratini do të vizitojë edhe Bosnjen ku do të diskutojë procesin e integrimit në BE.
Basha ne Bruksel
Pas dy ditësh, ministri i Brendshëm shqiptar, Lulzim Basha do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të zhvillojë takim me Komisioneren për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom, për të diskutuar mbi progresin e bërë nga Shqipëria në udhërrëfyesin e vizave. Në fund të marsit Shqipërinë e vizitoi raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, eurodeputeti Nikolaos Chountis, i cili vlerësoi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit nga qeveria shqiptare dhe rezultatet e arritura në të gjitha aspektet e këtij procesi. Nga ana e tij zv/kryeministri Ilir Meta është shprehur i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë verë. Por, duket se situata politike e cila po zgjatet, do të vështirësojë edhe marrjen e vendimit nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
(s.g/BalkanWeb)