Eurot false ne Tirane hetimet shtrihen në gjithë rajonin
TIRANE- Prokuroria e Tiranës do të kërkojë bashkëpunimin me homologet në vendet e rajonit për të hedhur dritë mbi rrjetin e fuqishëm të trafikut të monedhave euro të falsifikuara. Në operacionin e policisë së shtetit të koduar “Graniti” përfunduan në pranga, tre ditë më parë, 14 persona, si dhe u sekuestruan 73 mijë euro false.
.
GSH duke iu referuar burimeve zyrtare të Njësisë së Specializuar Task-Force pranë organit të akuzës në kryeqytet shkruan sot se do i kërkohet ndihmë nga autoritetet bullgare, maqedonase, malazeze dhe kosovare, pasi dyshojmë se grupi kriminal që prodhonte eurot false ka një shtrirje të gjerë dhe numri i anëtarëve është më i madh.
14 të dyshuarit, mes tyre dy maqedonas dhe një kosovar, do të dalin sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.
Sipas hetimeve eurot false prodhoheshin në Bullgari dhe që më pas trafikoheshin e shpërndaheshin në tregun kryeqytetas të Tiranës.
Shqiptari nga Kosova Avni Hajrullau, dyshohet të jetë dhe kapo i grupit kriminal, ndërsa dy shtetasit maqedonas në pranga janë Xheladin Demiri dhe Kemal Rexhepi.
Veç kontrabandës së monedhës false, të dyshuarit do të përgjigjen dhe për akuzën e "armëmbajtjes pa leje". Monedha e falsifikuar që u bllokua nga policia është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë, me qëllim që të përcaktohen elementët e falsifikuara të euros.
(s.g/BalkanWeb)