E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Istog KQZ: Kryeson Rugova i LDK-së

PRISHTINE- Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhjor për zgjedhjet lokale të mbajtura në komunën e Istogut shpallin fitues për momentin kandidatin e Lidhjes Drmokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Por në bazë të këtyre rezultateve Rugova nuk ka arritur ende përqindjen e duhur për t’i ikur raundit të dytë të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi dje se nga 39 mijë e 307 qytetarë të thirrur për të votuar, deri në orën 19:00, kur edhe janë mbyllur kutitë e votimit, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 15 mijë e 14 votues, apo 38.20 për qind e votuesve.

Florian Dushi, kryesues i përkohshëm i KQZ-së, e vlerësoi pozitiv procesin zgjedhor në komunën e Istogut.

“Ka pasur disa incidente që i ka raportuar edhe Policia e Kosovës, që, për fat, kanë qenë jashtë qendrave të votimit dhe për të cilat ne konsiderojmë se nuk kanë pasur ndonjë ndikim në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Dushi.

Nga 15 qendra të votimit me 55 vendvotime, vetëm një nuk është hapur në fshatin Osojan, bënë të ditur zyrtarë të KQZ-së.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›