E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Statusi i kandidatit është në dorë të Çekisë

 

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristina Nagy shprehet se, “çështja e paraqitjes së kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE, i takon të vendoset nga Presidenca e radhës së BE-së, pra Çekisë”. Në një konferencë për shtyp, Nagy deklaroi se, “për sa i përket Komisionit, ne jemi sigurisht në kontakt të rregullt me autoritetet e vendeve potencialisht kandidate, siç është Shqipëria, dhe në këtë kontekst çështja e një aplikimi të mundshëm është diskutuar disa herë gjatë muajve të kaluar, por siç e thashë më parë, i takon presidencës të bjerë dakord për një datë të veçantë”, tha Nagy. Ajo shtoi se qëndrimi i këtij institucioni nuk ka ndryshuar kurrë, duke përfshirë edhe kërkesën për plotësimin me sukses të reformave kyçe, në veçanti, përveç zgjedhjeve, atë që lidhet me shtetin ligjor dhe me funksionimin e institucioneve demokratike. “Zgjedhjet parlamentare shqiptare të fund qershorit do të jenë një test madhor për demokracinë shqiptare. Kjo është ajo që kemi thënë vazhdimisht dhe ky mbetet qëndrimi i qartë i Komisionit”, tha Nagy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›