KE akuzon partitë politike për financimet e dyshimta të tyre në fushatën elektorale

Kërkohet paanësi nga Televizioni Publik
Shpenzime marramendëse, postera, reklama televizive, autobusë me militantë qëëë udhëtojnë nga një qytet në një qytet, para të hedhura për këngëtarë dhe studio që vjelin paratë, miliarda lekë të cilat po hidhen në mënyrë të padeklaruar nga ppolitika. Kjo fushatë është shndërruar në fushatë miliarderësh në një komb që është përfshirë nga kriza ekonomike. Janë pikërisht këto fakte që kanë detyruar ndërkombëtarët të deklarojnë se mungon transparenca e fushatës elektorale dhe e fondeve që shpenzohen për të.
Këshilli i Europës, nëpërmjet vëzhguesve, të cilët 2 ditët e fundit zhvilluan takime në Tiranë, në një deklaratë zyrtare shpreh shqetësimin lidhur me mungesën e transparencës në financimin e fushatës elektorale nga partitë politike. Delegacioni para-elektoral nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) vizitoi Tiranën në pragun e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe në përfundim të vizitës së tyre, ata theksuan ndër të tjera se autoritetet kanë përgjegjësinë të marrin të gjitha masat e nevojshme për ti siguruar çdo votuesi një Kartë të re Identiteti në mënyrë që të sigurohet se të gjithë votuesit do të jenë në gjendje të përmbushin të drejtën e tyre kushtetuese më 28 qershor. Sipas tyre, çështjet lidhur me kartën e identitetit duhet të zgjidhen në një mënyrë plotësisht transparente për të siguruar besimin publik, si dhe besimin e të gjitha partive politike, në procesin elektoral demokratik në Shqipëri. Ndër të tjera, delegacioni vërejti se Kodi Elektoral i përmirësuar në mënyrë domethënëse, i miratuar në Dhjetor 2008, mund të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin e procesit elektoral demokratik. Megjithatë, për të implementuar Kodin në besim të plotë, kërkohet gjithashtu angazhim për të respektuar Kodin nga partitë kryesore politike. Delegacioni vlerëson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të jenë një test pjekurie për demokracinë në Shqipëri. Në këtë drejtim, ai i bën thirrje autoriteteve në Shqipëri të implementojnë plotësisht rekomandimet e Asamblesë Parlamentare që i përmban Rezoluta e saj 1538 (2007). Delegacioni thekson se zgjedhjet demokratike nuk janë të kufizuara vetëm në ditën e votimit. Autoritetet e vendit dhe të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësinë të sigurojnë kushtet e nevojshme për shprehjen e lirë të vullnetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, delegacioni para-elektoral thekson nevojën e mbulimit mediatik të paanshëm dhe të balancuar, veçanërisht nga Transmetuesi Publik (RTSH), i cili nuk duhet të ketë influencë politike. Delegacioni mirëpret pluralizmin e opinioneve në median e shkruar, por është i preokupuar nga problemi i aksesit të barabartë për të gjitha partitë politike në median e transmetuar. Delegacioni pret, dhe do ta ndjekë nga afër, që autoritetet do të garantojnë karakterin demokratik të këtyre zgjedhjeve siç është premtuar. Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, me ftesë të qeverisë shqiptare, delegacioni para-elektoral është takuar me kryeministrin Berisha, kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrin e Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe kreun e opozitës Edi Rama. Anëtarët e delegacionit shqiptar në APKE, gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me kryetarin dhe anëtarët e KQZ-së, liderët e partive politike që marrin pjesë në këto zgjedhje, përfaqësuesit e medias, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.