E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Ne e meritojmë anëtarësimin në BE

Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria e meriton edhe integrimin në Bashkimin Evropian. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh gjatë mitingu elektoral në qytetin e Peshkopisë, se ëndrra evropiane është ëndrra jonë e përbashkët. Zyra e shtypit e PR-së bëri të ditur të premten se kryetari republikan, Fatmir Mediu, theksoi gjatë këtij tubimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Peshkopisë, se "punuam çdo ditë, çdo muaj e çdo vit, për të ndërtuar standardet për shqiptarët, të cilat bënë të mundur sot anëtarësimin në NATO, dhe anëtarësimin në BE nesër, sepse ëndrra evropiane është ëndrra jonë e përbashkët, ne kemi vetëm një rrugë, Bashkimin Evropian”. Mediu bëri thirrje për të votuar koalicionin e djathtë, pasi, sipas tij, "duke votuar koalicionin e djathtë i japim zë prioriteteve të qytetarëve për ta renditur Shqipërinë në vendin që i takon përkrah të gjitha shteteve evropiane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›