KE dhe OSBE solidarizohen me dhimbjen e familjeve
Kreu i OSBE-së, Robert Bosch, dhe delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë, përcollën dje mesazhe ngushëllimi për ngjarjen e 7 gushtit, ku humbën jetën në krye të detyrës 4 oficerë policie. Ndërkombëtarët kanë shprehur gjithashtu vlerësime për punën e policisë kundër krimit dhe betejën me zero tolerancë të qeverisë shqiptare ndaj kësaj beteje. Ambasadori Robert Bosch i shprehu Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare ngushëllimet e pranisë së OSBE-së në Tiranë për humbjen e jetës së katër oficerëve të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari, në një operacion policor ditën e premte në Durrës. "Prania e OSBE-së në Tiranë shpreh mbështetjen e fortë për veprimet e vendosura dhe decizive të ndërmarra ndaj të gjitha formave të krimit të organizuar prej qeverisë shqiptare. Ne vlerësojmë lart rezultatet e arritura falë besnikërisë, zotësisë dhe përkushtimin të grave dhe burrave trima të policisë", u shpreh ambasadori Bosch. Kreu i OSBE-së në Tiranë ka vlerësuar punën e policisë ndaj kapjes së kriminelëve të shumëkërkuar. Mesazhe ngushëllimi ka dërguar edhe delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë, i drejtuar nga Helmuth Lohan, i cili i ka përcjellë një letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, mori dje një mesazh ngushëllimi nga Delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë më 7 gusht 2009, gjatë një aksioni në Durrës. Në mesazhin e Delegacionit të Komisionit Europian citohej: "Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për vdekjen tragjike të katër punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin policor në Durrës, të premten më 7 gusht".
Delegacioni i Komisionit Europian u përcjell ngushëllimet më të thella familjeve të të rënëve për humbjen e këtyre burrave të zotë, që dhanë jetën në shërbim të vendit të tyre. Me anë të këtij mesazhi, delegacioni i Komisionit Europian përfiton nga rasti që t‘i shprehë edhe një herë konsideratën më të lartë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Disa ditë më parë kanë dërguar deklarata ngushëllimi edhe ambasada amerikane dhe ajo britanike. Ambasadori Uidhers, në mesazhin e tij, citoi se "me keqardhje të madhe mësuam për ngjarjen tragjike të së premtes në Durrës dhe rënien në krye të detyrës dhe në shërbim të vendit të tyre e oficerëve të Policisë Fatos Xhani, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari. Kolegët e mi dhe unë ju shprehim ngushëllimet më të thella juve dhe familjeve të këtyre katër oficerëve trima, të cilët gjatë karrierës së tyre mbrojtën trimërisht popullin shqiptar".