E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga mbidoza e drogës 37-vjeçari

Overdoza i ka shkaktuar vdekjen një 37-vjeçari, i cili u gjet pa jetë në shtratin e tij. Artur B., 37 vjeç, lindur e banues në lagjen "Lugina" në Shijak, është gjetur i vdekur nga familjarët të mërkurën. Ata kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti menjëherë pranë banesës për të bërë këqyrjen e provave. Burime nga policia thanë se 37-vjeçari ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe i pijeve alkoolike. Kështu, trupi i pajetë i tij u transportua në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe mësohet se Mjekësia Ligjore zbuloi se shkaku i vdekjes së tij është marrja mbidozë e lëndëve narkotike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›