E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet një BMW e vjedhur në Itali

Sekuestrohet BMW-ja, rezulton e vjedhur në Itali. Burime të Policisë së Durrësit thanë se nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Elion Rama, 23 vjeç, nga Tirana, pasi në lagjen 1 të Durrësit u bllokua mjeti tip BMW 330 me targë TR 4490 P. Në momentin e bllokimit mjetin e drejtonte Mirian Meta. Nga verifikimet e bëra rezultoi se ky automjet është vjedhur vjeshtën e dy viteve të shkuara në Itali. Ndërsa u kryen veprimet e para procedurale, në cilësinë e provës materiale u bë bllokimi, sekuestrimi i mjetit dhe dokumentacionit të tij, si edhe nisën hetimet për trafikim të mjeteve motorike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›