Operacioni "Parukeri", si u arrestua hasmi i Ben Qimes
Një ditë pas arrestimit të bujshëm të të shumëkërkuarit Selami Hasani, Policia e Fierit zbulon disa detaje të operacionit ku u përfshinë strukturat më të specializuara të Policisë së Shtetit.
Oficerë të lartë të Policisë së Fierit sqaruan dje se Selami Hasani, i dënuar me 25 vjet burg, kishte rreth dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri.
Ky informacion ishte marrë nga policia në ditët e fundit të muajit qershor, sikundër ishte marrë edhe informacion i saktë se i kërkuari kishte bërë shumë ndryshime në pamjen e jashtme. Oficerët e policisë, që morën pjesë në operacion, treguan se u bë një punë e madhe për të përgatitur terrenin për arrestimin e të shumëkërkuarit, për të mos lënë asnjë mundësi dështimi.
Janë dashur disa javë për organizimin e operacionit për kapjen e Hasanit dhe policia ka saktësuar vendndodhjen e tij vetëm tri ditë përpara se të ndërhynte. Me të marrë sinjalizimin se i kërkuari për vrasje të dyfishtë ishte në shtëpinë e tij në lagjen "1 Maji" të qytetit të Fierit, policia ka krijuar grupe vëzhgimi me agjentë civilë. Megjithatë, ka qenë e vështirë të vëzhgohej, sepse shtëpia e Hasanit ndodhet në një rrugë pa krye dhe lëvizjet në afërsi të saj binin shumë në sy.
Megjithëse vëzhgimi nuk kishte qenë shumë i frytshëm, policia vendosi të ndërhynte mëngjesin e së mërkurës, pasi informatorët dhanë sinjalin për një largim të mundshëm të Selami Hasanit nga shtëpia. Për këtë fazë të operacionit ka folur dje vetë drejtori i Policisë së Qarkut Fier, Shemsi Premçi, i cili tha se në operacion u parashikua edhe mundësia që i kërkuari të përgjigjej me zjarr. "Ai e kishte përgatitur terrenin. Kishte ndërtuar shkallë me kova me rërë, që në një rast të ndërhyrjes së policisë të kalonte nëpër këto kova të madhësive të ndryshme dhe të kapërcente murin rrethues të banesës", tha Premçi. Drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit tha më tej se Salami Hasani ishte i sëmurë. "Ai merrte mjekim, nga i cili kishte filluar t‘i binin edhe flokët. Të gjitha këto detaje të ndryshimit të pamjes së tij i dinim, prandaj dhe e koduan operacionin me emrin ‘Parukeri‘" tha Premçi. Sipas drejtorit të policisë, në përgatitjen e operacionit u morën parasysh deri edhe aftësitë fizike të të kërkuarit, që mund të krijonin situata të vështira.
Pasi planifikuan gjithçka, krerët e Policisë së Fierit nisën operacionin në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Rreth orës 04.00 u kërkua ndihma e repartit RENEA dhe filloi rrethimin i zonës, ku u ngritën edhe postblloqe të shumta policore. Më pas u bë rrethimi i banesës, ndërsa brenda saj u futën vetëm efektivët e RENEA-s, të veshur me antiplumb dhe të armatosur mirë. Por, në momentin që policët specialë iu afruan derës, Selami Hasani ka ndjerë lëvizjet dhe ka tentuar të largohet nëpërmjet një dere të pasme. Në këtë moment ai është rrethuar nga rreth 30 policë, të cilët i kanë bërë thirrje të ndalojë. Sapo ka parë rrethimin, Hasani ka hedhur përtokë dy pistoletat që mbante në duar dhe është dorëzuar pa rezistencë. Sipas Premçit, edhe familjarët e të arrestuarit nuk e kanë kundërshtuar policinë. Dje pasdite, Hasani është dërguar nën masa të rrepta sigurie për në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku do të kryejë dënimin me 25 vjet burg.
Selami Hasani është dënuar për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt (Ben Qimes) dhe të një kambisti që u ndodh rastësisht në vendngjarje. Mes familjeve Hasani dhe Isufaj, që dikur shkonin mirë, është zhvilluar një konflikt i përgjakshëm.