Plaçkiten nga Serbia
Të gjithë kosovarët që vijnë nga Gjermania e Zvicra në Kosovë, e që rrugëtimin e tyre e bëjnë nëpër Serbi, po paguajnë mbi 150 euro gjobë për mungesën e një dokumenti. Saktësisht, ky shtet po kërkon dokumentin, i cili vërteton se patentë shoferi i tyre është i njohur ndërkombëtarisht.
Deri më tash, kjo nuk është kërkuar asnjëherë. Madje, kjo nuk parashihet në asnjë ligj. Sipas kosovarëve, kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një plaçkë e këtij shteti ndaj kosovarëve. Ata tregojnë se patentë shoferi i shtetit të Gjermanisë është i njohur ndërkombëtarisht. E, për t’i shpëtuar kësaj plaçke, ata duhet të paguajnë 16 euro për nxjerrjen e këtij dokumenti në komunat ku ata jetojnë.
Kërkesën për këtë vërtetim, Serbia ka filluar ta bëjë që në fillim të këtij sezoni.
N.M. nga Prishtina, i cili jeton në Gjermani, tregon për gazetën se gjatë rrugëtimit të tij për në Kosovë, është gjobitur nga policia e Serbisë për mungesë të një dokumenti.
Këtë ai e konsideron plaçkë.
“Nga Gjermania kam ardhur nëpër Serbi, por kësaj here jam gjobitur me 150 euro. Kjo është e paarsyeshme, sepse patentë shoferi i Gjermanisë është internacional dhe nuk ka nevojë të vërtetohet kjo gjë”, thotë ky kosovar për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...