E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE interesohet për investime në Gjilan

Nga Express më 13 dhjetor 2010 në ora 19:01

Komisioni Evropian ka shprehur interesimin ta mbështesë ndërtimin e objektit të Administratës Komunale në Gjilan, në të cilën synohet të integrohen të gjitha shërbimet, sepse tani në lokacione të ndryshme veprojnë nëntë drejtorit komunale, kanë thënë drejtues të kësaj komune.

Ndërsa, me vendosjen e të gjitha drejtorive komunale në një objekt të vetëm mundësohen shërbime më të lehta dhe më të shpejta për qytetarin. Gjithashtu, parashihet përfundimi i projektit të lumit Mirusha dhe i përroskave "Baja" dhe "Stanishorka". Objekti i Administratës Komunale është paraparë, sipas planit veprues për investime publike, që të ndërtohet në lokacionin ku gjendet gjykatat, burgu dhe stacioni policor, por kjo është edhe një pengesë, sepse KE dëshiron që të investojë sa më parë, e që është ndoshta e pamundur të fillohet para vjeshtës së vitit të ardhshëm, sepse problematikë është paraqitur mungesa e objektit të Burgut, ndërsa për gjykatat dhe policinë objekti është duke vazhduar së rregulluar në afërsi të "Agmia Center".

Si prioritet i komunës është që nga viti 2011 dhe vitet me radhë të investohet çdo vit në rregullimin e hyrjeve të qytetit, si në rregullimin e trotuareve për këmbësorë, zgjerimin e rrugës, ndriçimin dhe gjithë infrastrukturën përcjellëse.

Në një të ardhme, pas përfundimit të lumit Mirusha, prioritet është të vazhdojë projektimi i rregullimit të përroskës "Baja" dhe lumit "Stanishorka", mirëpo kjo do të bëhet hap pas hapi dhe mirë të planifikuar, që të punohet ashtu si duhet dhe në vende të duhura.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›