E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE-ja ratifikon delegacionin e ri shqiptar



Komiteti i Rregullores dhe Procedurave në Asamblenë e Këshillit të Evropës ratifikoi dje letrat kredenciale të delegacionit të ri shqiptar. Kjo do të thotë se mandatet e anëtareve shqiptarë janë miratuar dhe delegacioni përbëhet nga Ilir Rusmali, i cili është kryetar, si dhe nga Kastriot Islami, Lajla Përnaska dhe Arenca Trashani. Ky fakt u bë dje me dije nga shënimet përfundimtare të draft-rezolutës së Komisionit të Rregulloreve dhe Mandateve në KE‏. “Pas ekzaminimit të kësaj çështjeje, Komiteti i Rregullores dhe Procedurave kërkoi që Asambleja të ratifikojë letrat kredenciale të delegacionit shqiptar. Diskutimi me dy anëtarët shqiptarë të Asamblesë së KE-së treguan se aplikimi është bërë sipas nenit 7 të rregullores së Kuvendit shqiptar, i cili përcakton se përcaktimi i delegacionit për në Asamblenë e KE-së mund të nxjerrë probleme në rast se ndryshimi bëhet në mes të legjislaturës. Kjo pyetje mund të ndiqet nga Komiteti i Monitorimit në Asamblenë e Këshillit të Evropës”, - thuhet në këtë draft-rezolutë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›