E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE-ja ratifikon kredencialet e delegacionit shqiptar

Pasi mori në shqyrtim këtë rast për të cilin ka pasur edhe mjaft spekulime politike në Shqipëri, kryesisht nga ana e opozitës, Komisioni i Rregullores, Imuniteteve, dhe Çështjeve Institucionale i propozoi Asamblesë të ratifikojë kredencialet 

e delegacionit shqiptar  

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropian ka vendosur dje që të pranojë përbërjen e re të delegacionit shqiptar në këtë organizëm duke pranuar kësisoj kërkesën për shkarkimin e deputetit Aleksandër Biberaj dhe emërimin në vend të tij të Ilir Rusmalit. Pasi mori në shqyrtim këtë rast për të cilin ka pasur edhe mjaft spekulime politike në Shqipëri kryesisht nga ana e opozitës, Komisioni i Rregullores, Imuniteteve, dhe Çështjeve Institucionale, pas shqyrtimit të objeksioneve të ngritura për këtë rast, Komisioni për rregullat e procedurës, propozoi që Asambleja të ratifikojë kredencialet e delegacionit shqiptar.  

Komiteti hartoi një projektrezolutë në të cilën raportuesi britanik John Greenëay, pjesëtar i Grupi Evropian Demokratik, theksonte më së pari se më 26 janar 2009, kredencialet akoma të paratifikuara të delegacionit parlamentar të Shqipërisë u kontestuan mbi bazë procedurale, pasi kishte arsye të dyshohej se, njeri nga anëtarët e këtij delegacioni për sezonin e 2008-s, është larguar, në shkelje të dispozitave që lidhen me Rregulloren. Megjithatë thekson në pikën tjetër Greenëay, kjo Asamble, pasi ka shqyrtuar vërejtjet e ndryshme dhe ka dalë në përfundimin se emërimi i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare është bërë në përputhje me nenin 25 të Statutit të Këshillit të Evropës dhe Nenin 6 të Rregullores së Asamblesë. 

“Prandaj, Asambleja vendos të ratifikojë kredencialet e delegacionit parlamentar të Shqipërisë, ndërsa fton Komisionin e Monitorimit, që, gjatë diskutimeve me autoritetet shqiptare, të shqyrtojë mënyrën sesi është informuar parlamenti shqiptar, për çdo ndryshim në përbërjen e delegacionit te Asamblesë Parlamentare dhe, nëse do të ishte i dobishëm ndonjë ndryshim ne praktikat ekzistuese, veçanërisht, nëse parlamenti nuk është i mbledhur”, thuhet në rezolutë. 

Në bazë të nenit 25 anëtarët e Asamblesë (përfaqësuesit dhe zëvendësuesit) të një shteti anëtar të Këshillit të Evropës duhet të “zgjidhen nga (i tyre) parlamenti ndërmjet anëtarëve të tij, ose emërohen ndërmjet anëtareve te parlamentit, në mënyrë të tillë, sic do të vendoset prej tij. Në këtë kuadër pas një shqyrtimi të hollësishëm, komiteti vërejti që se “nuk ka ndonjë tregues që parimet e garantuara nga neni 7.1 i Rregullores së Asamblesë të mos jenë respektuar në rastin në fjalë”. 

“Lista e anëtarëve të delegacionit shqiptar siguron një prezantim të drejtë të grupeve politike në Parlamentin shqiptar dhe përfshin të paktën një përfaqësues të secilës gjini. Mungesa e një deklarimi solemn nga një anëtar shqiptar, siç përmendet në nenin 6, nuk është ngritur si çështje”, mësohet se thuhet në konkluzionet e kësaj mbledhjeje. Asambleja e KE bën të ditur se për sa i përket çështjes së kredencialeve, ajo nuk shqyrton çështje politike, në lidhje me procesin e emërimit të anëtarëve të Asamblesë, por vetëm çështje procedurale dhe se pikërisht për këtë arsye raporti në fjalë mund të përbëjë një precedent për raste të tjera në të ardhmen. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›