Përfaqësuesit e PS kërkojnë specifikime për sa u përket dokumenteve të identitetit
Sipas Kodit Zgjedhor duhet që plotësimi me anëtarë të bëhet 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit elektoral, çka detyron Kuvendin të votojë emrat e rinj brenda fundit të këtij muaji. Burimet bëjnë të ditur se deri të enjten e ardhshme pritet që emrat të votohen në Parlament, ndërkohë që paraprakisht ato duhet të kenë kaluar nga Komisioni i Ligjeve. Sipas Kodit Zgjedhor duhet që dy partitë e mëdha të propozojnë nga dy anëtarë për KQZ-në dhe më pas partitë e vogla të shumicës dhe opozitës të paraqesin përkatësisht kandidatin e pestë dhe të gjashtë.
Disa ndryshime të vogla të karakterit linguistik mund të ndryshojë sërish Kodin e ri Zgjedhor, pavarësisht se tashmë ka filluar numërimi mbrapsht drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Bëhet fjalë për ndryshimin e ligjit ekzistues për dokumentat e identitetit të shtetasve shqiptarë, i cili ndryshon emertimin nga karte identiteti në letërnjoftim. Terminologjia e re e shqipëruar do te sjellë ndryshimin e të gjithë ligjet relative me kete dokument.
“Ky projektligj duhet të aplikohet në të gjitha ligjet e tjera. Për shembull në Kodin Zgjedhor, duhet të quhet letërnjoftimi, jo si kartë identiteti. Prandaj e kam fjalën që gjithë ndryshimet që sjell ky projektligj që ne e shqipërojmë më së fundi dhe shumë mirë që i bëjmë ligjet e shqipëruara, duhet të sjellin efekte dhe në projektligjet e tjera të cilat janë të mangëta ose janë ndërtuar mbi bazën e fjalëve të kartës së identitetit”, deklaroi dje anëtari socialist i komisionit të ligjeve, Bashkim Fino.
Ndërsa anëtari tjetër socialist Blendi Klosi thotë se PS ka pasur rezerva dhe për faktin se qeveria ka përdorur emërtimin e ri para se Kuvendi të miratojë projektligjin në fjalë.
“Qeveria merr vendime në kundërshtim me ligjet e Parlamentit dhe i kërkohet tani parlamentit duke e vënë para faktit të kryer që të marrë një vendim për ndryshimin e termit nga kartë identiteti ne letërnjoftim, pasi qeveria e ka bërë njoftimin. Ky është shqetësimi që ngritëm ne sot në seancën e komisionit të ligjeve që qeveria e ka vënë komisionin e ligjeve, gjithë Parlamentin para faktit të kryer”, tha Blendi Klosi.
Ndërkaq në limitet kohore të ngritjes së KQZ-së së re, PS ka nisur negociatat me PD-në për miratimin e emrave në Parlament. Prej disa ditësh, përfaqësues të lartë të PD-së e PS-së, njëkohësisht anëtarë të Komisionit të Ligjeve, kanë nisur bisedimet për shtatë emrat e rinj të cilët do të zëvendësojnë nëntë anëtarët aktualë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

...