E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Davos, merr pjesë në diskutimin për rrugëdaljet nga kriza ekonomike botërore

Kryeministri Sali Berisha, është nisur dje në mesditë në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos. Kryeministri Berisha shoqërohet në këtë udhëtim nga Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha.

Ky forum do të fokusohet në trajtimin e problemeve të krizës ekonomike, me të cilat përballet ekonomia botërore, në reformat ekonomike dhe ndryshimet klimaterike. Në këtë samit marrin pjesë presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm nga mbarë bota, drejtorë dhe administratorë të institucioneve më të mëdha financiare, të korporatave të mëdha, mediave të mirënjohura etj. 

Gjatë punimeve të këtij forumi, Kryeministri Berisha do t’i paraqesë panelit të të pranishmëve reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe suksesin e tyre, si dhe potencialet që ofron vendi ynë në fusha të ndryshme për investim. 

Në axhendën e Kryeministrit Berisha parashikohen takime të rëndësishme me personalitete të shquara të politikës, si Presidentin çek Vaslav Klaus, Kryeministrin e Turqisë Tayip Erdogan, Kryeministrin e Sudisë Frederik Reinfeld, Kryeministrin e Pakistanit Syed Yousaf Raza Gillani, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm belg Karel De Gucht, Presidentin e Azerbaxhanit Ilham Aliyev, dhe personalitete të spikatura të fushës ekonomike.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›