NDI-ja vlerëson rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon

Kryeministri, Sali Berisha priti dje në një takim delegacionin e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) të kryesuar nga Robert Benjamin.
Kryeministri Berisha e njohu delegacionin me përgatitjet aktuale që po bën Shqipëria, për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore dhe me vendosmërinë e qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kryeministri Berisha vlerësoi gjatë takimit bashkëpunimin e NDI-së me qeverinë shqiptare për përfshirjen e grave në politikë, duke u ndalur tek sistemi i ri zgjedhor i cili përveç kuotës së përcaktuar, garanton një garë të ndershme për përfaqësimin e grave në parlament.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e NDI-së vlerësuan rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon, duke nënvizuar se komuniteti ndërkombëtar e vlerëson shumë këtë fakt.
Kryetari i Komisionit të Institutit Demokratik Amerikan, Robert Benjamin, theksoi se axhenda e politikës së jashtme të Shqipërisë ka qenë shumë konstruktive dhe përbën shembull për vendet e tjera të rajonit.
...