E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit do të fillojnë të prodhohen brenda pak ditësh

Edhe pse procesi i pajisjes së shqiptarëve me kartat e reja të identitetit po ecën sipas parashikimeve të qeverisë, opozita vijon që të stigmatizojë këtë proces duke dhënë alarmin për rrezikimin e standardeve zgjedhore.  

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi dje për mediat se prodhimi i kartave të identitetit është çështje ditësh. Teliti bëri të ditur se janë në proces kolaudimi mjediset ku do të prodhohet karta e identitetit, duke shtuar se së shpejti do të fillojë prodhimi i tyre. Gjithashtu ai deklaroi se këto ditë pritet të dalin në shitje kuponët për pasaportat biometrike, ndërkohë që në Tiranë do të fillojë edhe shpërndarja e dokumentit elektronik të identifikimit. 

Teliti reagoi ndaj akuzave të eksponentëve të partive opozitare të cilët dje në mënyrë të koordinuar kanë shtuar presionet lidhur me përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Nënsekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri përmes një komunikimi me mediat tha dje se ecuria e deritanishme për kartat e identitetit është një ogur i keq për zgjedhjet. Sipas Gjiknurit propozimi i Partisë Socialiste për të përcaktuar prioritetet nuk krijon vështirësi apo pengesë në procesin e shpërndarjes. 

Kritika për procesin ka pasur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›