KE-ja rekomandon liberalizimin e vizave, por thekson monitorimin e kushteve
Eurokomisionerja Sesilia Malmstrom zbardh tri kushtet e reja
Eljona Ballhysa
Komisioni Europian mori dje vendimin për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Rekomandimi i Komisionit Europian shoqërohet edhe me tri kushte të reja që duhet të plotësojë Shqipëria deri në vjeshtë, kur ky rekomandim i KE-së të shqyrtohet nga Këshilli dhe Parlamenti Europian, që do t’i hapin rrugën përfundimtare liberalizimit të vizave. Gjatë fjalës së saj, eurokomisionerja Sesilia Malmstrom bëri të ditur se gjatë verës do të vijnë në Tiranë grupe monitoruesish, të cilët do të verifikojnë nga afër plotësimin e kushteve për të merituar liberalizimin e vizave për vendet e BE-së. Ndërkaq, Malmstrom nuk dha një datë të saktë se kur do të ndizet drita jeshile për udhëtimin pa viza për shqiptarët, por theksoi se kjo varet nga plotësimi i kritereve.
Kushtet
Sipas saj, Shqipëria duhet të zhvillojë një strategji dhe politikë të mbështetur në riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer. Po kështu, vendi ynë duhet që të përforcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të zbatojë me efektivitet kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit edhe nëpërmjet ndarjes së burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare. Sipas komisioneres Malmstrom, Shqipëria duhet gjithashtu të zbatojë me efektivitet kuadrin ligjor në fushën e konfiskimit të aseteve të krijuara nga krimi i organizuar. Gjatë fjalës së saj Malmstrom .............punën e bërë nga Shqipëria për të përfituar liberalizimin e vizave, ndërkohë që shprehu besimin se do të përmbushen së shpejti edhe tri kushtet e reja. “Unë e di se sa i rëndësishëm është udhëtimi pa viza për popujt e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Mundësimi i udhëtimit pa viza është një gur themeltar për politikën integruese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lehtësimi i kontakteve ndërmjet njerëzve përmirëson mundësitë e biznesit dhe u mundëson popujve të rajonit ta njohin më mirë BE-në. Propozimi i sotëm është rezultat e punës së madhe dhe intensive të autoriteteve dhe popujve të këtyre vendeve për plotësimin e kushteve. Jam e sigurt se të dyja vendet, duke pasur parasysh rezultatet e mira të treguara tashmë, do të jenë në gjendje të plotësojnë kriteret e mbetura në kohën e duhur, në mënyrë që Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së të mund të japin së afërmi dritën jeshile për këtë propozim”, - është shprehur eurokomisionerja Malmstrom. Ajo gjithashtu theksoi se kjo liri duhet të shoqërohet me përgjegjshmëri, që do të thotë që shtetasit duhet të informohen mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga udhëtimi afatshkurtër pa viza.
Edhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Shtefan Fyle, u shpreh optimist se të dyja vendet, si Bosnja, ashtu dhe Shqipëria, do t’i përmbushin në kohë detyrimet e reja.
Monitorimi
Sesilia Malmstrom bëri të ditur dje se Komisioni Europian do të vazhdojë të monitorojë Shqipërinë dhe përpjekjet që do të bëhen për çështjet e mbetura. Sipas saj, procesi do t’i raportohet në kohë Parlamentit Europian dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Procesi i monitorimit, sipas saj, mund të zhvillohet gjatë verës në mënyrë që të lejojë Këshillin dhe Parlamentin të marrin një vendim përfundimtar në vjeshtë. E pyetur në lidhje me pasojat që mund të sjellë liberalizimi i vizave përsa i përket numrit të kërkuesve për azil, Malmstrom u shpreh se si Shqipëria, ashtu dhe Bosnja duhet të marrin masa për informimin e qytetarëve. “Në kontaktet me Shqipërinë dhe Bosnjën, Komisioni Europian ka theksuar sistematikisht nevojën për të marrë masat e nevojshme për të limituar një fluks të ngjashëm personash që bëjnë aplikime për azil të pabazuar. Të dyja vendet janë përgjigjur në mënyrë të shpejtë dhe efikase duke bërë fushata të gjera publike me qëllim për t’u shpjeguar siç duhet qytetarëve të tyre kuptimin e udhëtimit afatshkurtër pa viza”, - është shprehur Malmstrom.
Procedura
Komisioni Europian jep rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Ky rekomandim merret për shqyrtim nga Këshilli i Ministrave të BE-së dhe nga Parlamenti Europian.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian monitoron vendet përkatëse për plotësimin e kritereve të mbetura pezull.
Pritet që rekomandimi i KE-së të shqyrtohet në vjeshtë nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian.
28 Maj 2010