E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE përshëndesin liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën



Partitë Popullore Europiane kanë përshëndetur dje vendimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Kosovën. Zëdhënësja Sarah Ludford përshëndeti vendimin ndërsa bëri të ditur se rekomandimet e Komisionit tani do të shqyrtohen nga Këshilli Europian. “Është fantastike që qytetarët e Bosnjës dhe të Shqipërisë, për pak muaj do të përfitojnë të drejtën e udhëtimit të lirë në Europë. Kjo do të integrojë si Bosnjën, ashtu dhe Shqipërinë drejt Europës, si dhe do të nxisë anëtarësimin e tyre të plotë në BE. Ky është një hap përpara për Shqipërinë, shtet ky që ka vuajtur gjatë në kufijtë e ngurtë. Për të arritur këtë, si Bosnja, ashtu dhe Shqipëria bënë hapa të mëdha duke rritur sigurinë e dokumenteve të identitetit dhe duke forcuar sigurinë e kufijve. Po kështu, këto dy shtete morën masa në luftën kundër krimit të organizuar”, - është shprehur zëdhënësja Ludford.

28 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›