Rama, letër Barrosos: “Lëvizja e lirë të mos ndikohet nga kriza politike për transparencën”
Kreu i PS-së: “Heqja e vizave do të inkurajojë edhe kapërcimin e pengesave për demokracinë”
Pas marrjes së lajmit për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë nga Komisioni Europian, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar dje një letër falënderimi, në emër të opozitës, kreut të këtij institucioni, Jose Manuel Barroso. Rama i është lutur në letër kreut të KE-së që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos ndikohet nga kriza politike për transparencën e zgjedhjeve. Komisioni Europian do t’i propozojë në Samitin e Sarajevës vendeve anëtare të Bashkimit Europian, heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Lajmin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e ka bërë dje të ditur komisionerja europiane për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malstrom.
Falënderimi
“Është ky rasti më i mirë për mua që t'ju falënderoj në emër të opozitës shqiptare për koherencën që ju personalisht e Komisioni Europian po ashtu, keni manifestuar në vijimësi për ta nxitur, mbështetur e përfshirë Shqipërinë në rrjedhën e bashkëjetesës europiane, duke ndikuar me këmbëngulje përpjekjet e
vendit tim në rrugën e vështirë për përmbushjen e standardeve, mbi të cilat qëndron në këmbë ngrehina e Bashkimit Europian”, - shprehet Rama në letër, duke shtuar: “Lejomëni t'Ju lutem, zoti President, që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a
lidhet në asnjë mënyrë me çfarëdo problemi që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetutshmërisë në një sërë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vetë Parlamenti, ku këto mungesa themelore fatkeqësisht ndeshen rëndom”.
Angazhimi
Lideri i opozitës, në letrën drejtuar presidentit Barroso, ka theksuar se kjo periudhë do të jetë vendimtare për t’u realizuar përfundimisht liberalizimi pa kushte i vizave. Rama nënvizoi se heqja e vizave do të inkurajonte pa dyshim edhe kapërcimin e pengesave të vështira, me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale. “Apelin për heqjen e regjimit të vizave e për moskushtëzimin e kësaj procedure të shumëpritur për Shqipërinë e kemi bërë pa pushim, në Tiranë, Bruksel, Strasburg, Pragë, Sarajevë, kudo ku kemi gjetur një hapësirë europiane për të thënë fjalën tonë në emër të një populli europian, të shumëvuajtur pesëdhjetë vjet nën një prej regjimeve komuniste më brutale në botë dhe të mbetur sot e gjithë ditën brenda kufijve të vet të lëvizjes së lirë për shkak të një tranzicioni të stërzgjatur plot mangësi e boshllëqe në ndërtimin e shtetit demokratik”, - shprehet Rama.
28 Maj 2010