E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma serbe në OKB, Jeremic: Serbia triumfoi

Beorgadi e konsideron si fitore miratimin e rezolutës serbe për ti kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb Tadic tha se "Kosova është pjesë e Serbisë dhe ne do të përpiqemi që ta shpallim të jashtëligjshme përmes Gjykatës. Shefi i diplomacisë serbe është i bindur se Gjykata do të vlerësojë pavarësinë të njëanshme. 

NJU JORK- Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic është i bindur se Gjykata në Hagë do të vlerësojë se me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare. Në një konferencë për media, menjëherë pas miratimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Jeremiç tha se nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shpallte të pavlefshëm pavarësinë e Kosovës atëherë do të duhej të hapeshin sërish negociatat Prishtinë- Beograd. Jeremiç hodhi poshtë pohimet se nisma e Beogradit është politikisht e motivuar, duke u shprehur se mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do të zvogëlojë tensionet dhe do të pengojë që Kosova të bëhet precedent për separatizëm në botë.

Presidenti i Serbise, Boris Tadiç në reagimin e tij për votimin në OKB, u shpreh nga Franca ku po merr pjesë në samitin e Evianit, se qëndrimi i Beogradit është të ilegjitimojë pavaresinë e Kosovës shpallur me 17 shkurt. Kosova është pjesë e Serbisë dhe ne do të përpiqemi që ta shpallim të jashtëligjshme atë përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Tadic është takuar me presidentin e Frances, Nikolas Sarkozi ndërsa është shprehur se ka pasur disa pika mosmarrëveshjeje me kreun e Elizeut vecanërisht për cëshjten e Kosovës. Sarkozi pritet të vizitojë Serbinë në gjysmën e parë të vitit 2009, bëjnë të ditur mediat në Beograd.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›