Mali i Zi vendos sot për njohjen e Kosovës
PODGORICE- Qeveria e Malit të Zi mund të marrë sot një vendim në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lajmi publikohet në të përditshmen malazeze “Vujesti”.
Sipas disa burimeve, “pranë kreut të qeverisë malazeze”, të cilat i është referuar media malazeze cështja do të diskutohet në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ka shumë mundësi që kabineti i kryeministrit Milo Gjukanovic të deklarojë qëllimin e Podgoricës për të lidhur marrëdhënie diplomatike me Prishtinën. Zyrtarisht vendimi do të shtyhet për disa ditë për shkak të procedurave.
Prej ditësh kryeministri Gjykanovic dhe ministri i Jashtëm Milan Rocen si dhe presidenti Filip Vujanovic kanë theksuar se tashmë njohja e Kosovës nga Mali i Zi është vetëm një formalitet.
Po sot paradite në Maqedoni parlamenti do të debatojë në seancën e tij parlamentare rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas burimeve brenda kabinetit qeveritar rezoluta do të miratohet dhe kështu Maqedonia do të njohë pavarësinë e shtetit fqinj. Rezoluta për njohjen e Kosovës u paraqit në kuvend nga grupi parlamentar i BDI-së së Ali Ahmetit dhe pritet të miratohet në unanimitet.
(s.g/B92/BalkanWeb)