E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE këshilla për zgjedhjet në Maqedoni

• Komisioni Evropian ka kërkuar nga politikanët në Maqedoni që zgjedhjet e parakohshme, (1 qershor), të jenë të ndershme dhe demokratike.

Edhe pse partitë politike janë deklaruar pro mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në zgjedhjet e mëparshme ka pasur parregullsi të ndryshme. Komisioni pret që gjatë fushatës zgjedhore të shprehen synimet evropiane të këtij vendi, ndërsa menjëherë pas zgjedhjeve të formohet qeveria demokratike, e cila do të vazhdojë me realizimin e reformave të domosdoshme që do ta afrojnë Maqedoninë drejt BE-së. Shumica e partive politike tashmë në mënyrë deklarative janë prononcuar se, do të angazhohen që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Partia qeverisëse VMRO-DPMNE ka kërkuar që të firmoset kodi i mirësjelljes gjatë procesit zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›