OKB: Diskutim i ashpër ndërmjet SHBA & Rusi
• Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë diskutuar në mënyrë të ashpër lidhur me rajonet separatiste në Gjeorgji, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, unanimisht e zgjati mandatin e vëzhguesve ushtarakë të OKB-së në Abkhazi.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad u tha reporterëve se, Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar nga raportet, se Rusia po planifikon krijimin e misioneve gjysmë zyrtare përfaqësuese në Abkhazi dhe në Osbhetinë Jugore, pa miratimin e qeverisë së Gjeorgjisë. Deklarata nga pala ruse pohojnë se “Rusia e respekton sovranitetin e Gjeorgjisë por, Abkhazia dhe Osbhetia Jugore kanë të drejtë që të kërkojnë pavarësi, pasi Perëndimi e njohu Kosovën, me gjithë mospajtimin e Serbisë. Ambasadori Khalilzad tha se, Kosova dhe Gjeorgjia janë dy raste krejtësisht të kundërta.