Papa feston ditëlindjen në Shtëpinë e Bardhë
• Qindra njerëz dolën në një bazë ushtarake amerikane për të përshëndetur Papa Benediktin, në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, si kreu i Kishës Katolike.
Papa u prit në aeroport nga Presidenti Bush dhe të dy udhëtuan më pas drejt Uashingtonit. Sot, ata u takuan në Shtëpinë e Bardhë, ditë që përkoi me 81-vjetorin e ditëlindjes së Papës. Presidenti Bush dëshironte të organizonte një pritje gala në Shtëpinë e Bardhë për nder të tij, por Papa nuk ishte i të njëjtit mendim. Në vend të saj u organizua një pritje private, ku morën pjesë të 17-të kardinalët amerikanë. Papa u prit në një ceremoni jashtë Shtëpisë së Bardhë me 21 të shtëna topi. Më pas së bashku me Presidentin Bush mbajti një fjalim dhe u drejtuan pas kësaj në Zyrën Ovale për të zhvilluar bisedime private.